Sport

Real Madrid e shet Danilon në Serie A (Foto)

Real Madridi ka vendosur që ta shes Danilon në Juvetnus
Sipas të përditshme sportive madrilene, AS, Real Madrid ka arritur marrëveshje me Juventusin për shitjen e mbrojtësit brazilian, Danilo.

Kampioni i Italisë do t’i paguajë Los Blancos 20 milionë euro për reprezentuesin brazilian, përcjell Express.

Danilo, i cili i ka kushtuar Real Madridit 31.5 milion euro kur e transferoi nga Porto, në Juventus pritet ta zë vendin e Dani Alvesit, i cili do të transferohet në Manchester City. /Express/