“Urime” nga 2 Ton është shndërruar në hitin e momentit. Skenat e videoklipit lënë shije të mrekullueshme, e kjo edhe falë prezencës së bukuroshes Nora Muja, që e ka bërë tejet të veçantë këtë projekt.
Missi me pamje ekzotike ka marrë gjithë vëmendjen e audiencës dhe është shndërruar në femrën më të përfolur të dy ditëve të fundit.
Janë përfolur edhe shumat e parave që ka mundur të marrë bukuroshja që mban dy kurora të rëndësishme, meqë kjo është paraqitja e saj e parë në një videoklip, shkruan “Kosovarja”.
Sipas burimeve tona, mësojmë se Muja ka marrë rreth pesë mijë euro për këtë paraqitje.
Dihet që ajo bënë jetë luksi dhe në disa intervista e ka cekur që është babai i saj ai që i mundëson çdo gjë.