Isa Sadriu është emëruar trajner i Vushtrrisë.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të klubit në rrjetet sociale, Vushtrria ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm trajner i skuadrës do të jetë, Isa Sadiru.
Ndër të tjera është bërë e ditur se klubi do të transferojë disa lojtarë gjatë verës.
“Legjenda nga Vushtrria trajneri i mirënjohur Isa Sadriu emërohet zyrtarisht trajner i Klubit Futbollistik “Kosova” Vushtrri. Kryetari i klubit z. Naser Imeri premton përforcime të tjera në rrugën drejt Superligës”, thuhet në postimin e klubit në Facebook. /Express/