Muhamet Mustafa, ish deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës e sheh të rëndësishme krijimin e një asociacioni që ‘’prishtinalitë e vjetër’’, të bashkohen në një vend.
Mustafa ka thënë se asociacioni do të ketë për objektiv, kultivimin e traditës, kulturës dhe historisë së Prishtinës, transmeton Indeksonline.
Ai ka përmendur edhe hidhërimet që ishin ngritur, kur u dha një ide e tillë. Mustafa thotë se gjithë kjo vuri në pah se ndër banorët e Prishtinës kemi edhe të tillë që jetojnë në Prishtinë, por nuk e ndjejnë vetën prishtinas.
Gjeni të plotë statusin e tij:
PRISHTINASIT & PRISHTINALITE QE MOHOHEN NGA BANORE TE PRISHTINES (?!)
Nje nisme per nje asociacion, pjese e te cilës jam dhe une , nje asociacion qe do te artikulonte nevojat e qytetareve te Prishtines dhe rrethinës se saj ne baze te ligjeve dhe paraktikave demokratike te asocimit zgjoi nje diskutim te gjalle këto dite . Shumica e mbeshtetn e mirepriten. Pati edhe hidhërime , edhe nga andej ku nuk pritej, pati edhe vrer per “prishtinalite” pati edhe akuza nga me te çuditshmet. Asocicoini sigurisht qe do te kete per objektiv edhe kultivimin e traditës , kulturës dhe historisë se Prishtines dhe nje ftese e mikut tim Bardhylit per kete segment zgjoi furinë e hidhërimeve dhe akuzave. E gjithë kjo vuri ne pah se nder banoret e Prishtines kemi te tille qe me dekada jetojnë këtu , gëzojnë gjithë te mirat dhe vuajnë gjithë problemet e Prishtines , por nuk e ndiejnë veten Prishtinas. Ata mund te ndiejnë edhe neveri per te kaluarën e qytetit dhe kjo eshte nje çështje e tyre individuale.
Mund te jetojnë me kete ndjenje per aq sa e kane te nevojshme per veten e tyre. Por këta nuk do te duhej te merrnin topzin dhe te gjykonin qytetaret e Prishtines qe e ndijën veten “Prishtinas” apo “Prishtinali” qe e duan kete qytet me te mirat e tij, qe brengosen per problemet e qytetit te tyre, qe e duan edhe traditën dhe historinë qe ka edhe plote shembuj te kundërt me ato qe plasuan per te arsyetuar neverinë e disave qe bien ne grupin e pare. Nuk dua te merrem me historinë , pasi nuk jam komptent per kete por Prishtinas janë edhe Hoxhe Kadri Prishtina, Nazim Gafurri dhe Adem Demaci, dhe ne librin e ketij te fundit do te gjeni shume familje prishtinase, parktikues te te gjitha feve, qe i bëjnë ndere Prishines. Pjese e traditës se Prishtines janë edhe ata qe ndijën veten turq , boshnjake apo serb duke perfshire ektu edhe gruopet e tjera etnike qe jertojen soe mund teklene jetuar ne Prishtine ( RAE e tj) dhe askush nuk do te duhej ti gjykonte per kete. Prishtina eshte Kreyqytet i Republikes se Kosoves dhe si i tille u takon gjithë banoreve te Kosoves dhe me gjere .
Por Prishtina eshte eshte edhe nje komune ku artikulohen dhe duhet te permbushen edhe nevojat sepcifike te qytetareve saj , arsimi, shendetsi, sidomos punësimi, infrastruktura. Ekziston ndjenje te Prishtiansit se ne kete segmentin e dyte ka shume probleme qe nuk adresohen si duhet, ka probleme qe injorohen . Asociacioni qe eshte ne themelim e sipër do te merret sidomos me këto probleme . Asociacioni qe shpejt do te merr emër me preciz do te jete i hapur per te gjithë ata qe e ndiejnë veten “Prishinas”, nuk do te beje asnjë ndarje dhe diskrimim. Kush do te beje ndarje dhe te akuzoje, percmoje e mohoje Prishtiansit le te mbeten me zgjedhjen qe bëjnë vete. I gjithë ky diskutim, qe ne shumicën e rasteve dha edhe shume propozime te vlefshme , zbuloi se megjithate ka shume dashuri per Prishtinen. Dhe, pikërisht zhvillimi i kësaj dashurie per qytetein dhe kryeqytetin tone eshte motivi qe e ushqen dhe frymzon iniciativën per asociacionin per Prishtinen. Urretja , përçmimi dhe mohimi nuk do jene ne rednin tone te punëve dhe ne rendin tone te ditës.