Emre Can do të mbetet në Liverpool të pakën edhe në sezonin tjetër
Sipas mediave britanike, menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend ta shes mesfushorin gjerman, Emre Can.
Kështu, ekipi nga Anfield e ka refuzuar ofertën e Juventusit për transferimin e ish anëtarit të Bayer Leverkusenit, përcjell Express.
Reprezentuesi i Gjermanisë është transferuar në Liverpool në vitin 2014 nga Bayer Leverkusen.
Ai deri më tani ka zhvilluar 90 ndeshjes për Reds, dhe ka shënuar 7 gola. /Express/