Sport

A është pishman Gabigol që u transferua në Inter?

Gabriel Barbosa – Gabigol nuk është pishman që u transferua te Interi në verën e kaluar
Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa u transferua verën e kaluar me shumë bujë nga Santos në Inter. Por, pjesën më të madhe të sezonit braziliani e ka ngrohur bankën e rezervistëve.

Por, pavarësisht kësaj, reprezentuesi i Brazilit nuk është pishman që zgjodhi Nerazzurrët për ta vazhduar karrierën, përcjell Express.

“Nuk pendohem për zgjedhjen që kam bërë. Në Santos isha i lumtur dhe fitova tituj, por u largova për një ekip më të madhe”, ka deklaruar ai për Globoesporte.

“Sezoni i parë është gjithmonë i vështirë, por sot unë jam një lojtar i ri, një djalë i ri, dhe unë e kuptoj tani më mirë futbollin në Itali. Unë kam qenë i lumtur në Santos dhe unë do të jem i lumtur në Inter”, ka përfunduar ai. /Express/