Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka thënë se shkatërrimi i një xhamie të lashtë në qytetin e Mosuli është deklaratë zyrtare e mposhtjes nga i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS).
Forcat irakiane njoftuan se militantët e ISIS-it e shkatërruan Xhaminë e Madhe të al-Nurit dhe minaret e saj të famshme teksa luftonin për ta parandaluar avancimin e trupave pro-qeveritare në qytet, transmeton Express.
ISIS dhe aeroplanët luftarakë amerikanë e kishin shkatërruar kompleksin, një pohim që mohohet nga SHBA-ja.
Pamje nga ajri e shfaqin kompleksin të shkatërruar në masë të madhe.
Xhamia, e cila ishte mbi 80 vjet e vjetër, ndodhej mu aty ku lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, në korrik të vitit 2014 e shpalli u paraqit për herë të parë dhe të vetme në publik pas deklarimit të kalifatit nga ISIS.
Shkatërrimi i kësaj xhamie është dënuar nga e mbarë bota./Express/