Diana Avdiu është emri i misit që sa herë përmendet, na bie në mend eleganca e sharmi të kombinuara në formën më të mirë të mundshme, diçka që pos saj vështirë t’i gjesh tek ndonjë figurë tjetër e njohur.
Madje fjala elegancë lirisht mund të thuhet se është epiteti që e kompleton karakterin e Dianës dhe pamjen e saj të përditshme, shkruan Kosovarja.
Dëshmi më e mirë e kësaj, janë imazhet e fundit që i ka reazliuar në kuadër të një fotosesioni e që nuk duan shumë koment.
Për më tepër, vlen të përmenden edhe intervistat e Avdiut, të cilat sjellin një karakter plotë pozitivistet e thjeshtësi, e si e tillë mund të jetë model për të rejat që ndjekin rrugën e saj, dhe jo vetëm.
Kujtojmë se muzika është pasioni i saj, një zë i ëmbël pavarsisht pse tendenca e saj në këtë drejtim aktualisht duket të mos jetë prioritare.