Mesfushori veteran i Fiorentinës, Borja Valero, është një hap larg transferimit te Interi
Trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti, është shumë afër që ta sjellë përforcimin e parë në “San Siro”. Fjala është për mesfushorin e Fiorentinës, Borja Valero.
Sipas Calciomercato.com, Valero është vetë një hap larg transferimit te Nerazzurrët, përcjell Express.
Interi thuhet se tashmë ka një marrëveshje me lojtarin, por duhet të gjejë akordin edhe me Fiorentinën, e cila ka kontratë me lojtarin deri në vitin 2019.
Nerazzurrët janë të gatshëm të shpenzojnë 5-7 milionë euro për ish-anëtarin e Villarrealit dhe Real Madridit. /Express/