Tashmë e njohur ndërkombëtarisht, Era Istrefi, mund të thuhet se po e prezanton denjësisht vendin, në arenën ndërkombëtare, ngase jo më kot këngëtarët e sportistët janë cilësuar përherë si ‘ambasadorët’ më të mirë të një shteti.
E tillë po del të jetë edhe Era, e cila për dallim prej këngëtareve të tjera me origjinë shqiptare të cilat kanë prekur majat botërore, duhet ‘hequr kapelën’ për suksesin e jashtëzakonshëm me pikënisje nga një vend i vogël si Kosova, ku artistët nuk marrin thuajse asnjëherë përkrahjen e merituar për t’i përmbushur synimet e tyre.
Stili unik, në radhë të parë e bëri të jetë ‘magnet’ për mediat duket e pasur vazhdimisht në ndërdije se është e veçantë, e kjo edhe i ofron mundësi të depërtojë, duke e kultivuar një frymë të tillë edhe në muzikë, konkretisht në secilin prej projekteve të saja.
Pak çaste më parë publikoi një foto ku veshja e saj sërish nuk ka se si të mos bie në sy, e menjëherë të ngrit dilemën nëse është foto e ndarë nga xhirimiet e ndonjë videoklipi të mundshëm, apo jo? /Kosovarja/