Djaloshi që pretendon të jetë djali i paligjshëm i Bill Klinton ka goditur sërish familjen e famshme amerikane.
Ai ka uruar ish-presidentin për Ditës e Baballarëve, duke theksuar se ia e kishte braktisur.
Nëpërmjet rrjetit social Twitter, Danney Williams i ka kërkuar bashkëshortit të Hillary Clinton ta njohë si djalin e tij.
“Edhe pse më braktisët dhe u kujdesët vetëm për Chelsean, unë ende dua t’ju falënderoj që më keni dhënë jetën. Gëzuar Ditën e Baballarëve , shtroi ai.
Ai gjithashtu publikoi një foto ku kishte bashkuar ish-presidentin dhe veten e tij, si dhe fotografinë e Chelsea Clinton dhe Webb Hubbell, ish-partneri i Hillary Clinton, që thuhet se është babai i vërtetë i Chelseas.
Para disa muajsh, 30 vjeçari u përpoq të provonte se është djali i Bill Clinton dhe një prostitute.