Sport

Inter nuk e dëshiron, Manaj ka dy oferta (Foto)

Rey Manaj, sulmuesi shqiptar, karrierën pritet ta vazhdojë në Bundesligë ose Portugali
E ardhmja e Rey Manajt do të vazhdojë të jetë larg Interit. Pas dështimit te Pescara e Pisa, sulmuesi lushnjar është kthyer në një futbollist të padëshiruar për Nerazzurrtë.

Inter News shkruan se drejtuesit e klubit nga Milano, po shikojnë ndonjë mundësi tjetër huazimi dhe interes për të kanë shfaqur dy klube të huaja.

Bëhet fjalë për ekipin portugez, Vitoria Guimaraes dhe skuadrën gjermane, Augsburg, përcjell Express.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2020. /Express/