Sport

Maradona: Do të doja që Ronaldo të ishte argjentinas

Diego Armando Maradona ka thënë se do të dëshironte që ta shihte një yll si Cristiano Ronaldo që të luajë bashkë me Lionel Messin në kombëtaren e Argjentinës.

Legjenda argjentinase pati fjalë të mëdha për Ronaldon, por sërish do të dëshironte që Messi të dilte para portugezit, pavarësisht dështimit të tij që ta fitojë Kupën e Botës.

“Cristiano është një kafshë”, tha Maradona për TyC Sports.

“Do të dëshiroja që ai të ishte argjentinas”.

“Por sërish e preferoj Messin.

Ai po kënaqet së luajturi futboll dhe i kalon kundërshtarët me lehtësi.

“Leo Messi nuk mund ta fitojë i vetëm Kupën e Botës”, shtoi Maradona.

“Edhe nëse nuk arrin, ne sërish do ta kujtojmë atë”.