Sport

Milan në kërkim të zëvendësuesit të Donnarummas

Lajmi befasues për mos vazhdim të kontratës nga Gianluigi Donnarumma i ka lënë të shokuar drejtuesit e klubit.

Milani tani duhet të gjejë një portier të ri që do ta mbulojë zbrazëtirën e lënë bosh nga largimi i Donnarummas, i cili i ka ditët e numëruara në San Siro.

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fasone, ka nisur menjëherë punën për të gjetur një portier tjetër. Ai ka deri më tani ka shënjestruar Pepe Reinan, Neton dhe Plizarin.

Siç raporton e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, njëri nga këta të tre do të veshë fanellën kuqezi nga sezoni i ardhshëm.