Aktuale

Mësuesja nga Fushë Kosova nderohet me titullin “Qytetare Nderi’

Komuna e Fushë Kosovës ia ndarë titullin post-mortem “Qytetare Nderi”, mësueses shqiptare, Vezire Gjiraku, e cila ka qenë ndër mësueset e para në Kosovë e që shpërndau dituri për nxënësit kosovarë.

Çmimi ishte planifikuar t’i ndahej mësueses Gjiraku sa ishte gjallë, mirëpo, ajo para pak kohësh befasisht ndërroi jetë.

Ky është çmimi më i latë që ndanë kjo komunë dhe kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se ka nderin që një çmim të këtillë t’ia ndajë një mësueseje, një nëne, një motre kosovare që dha shumë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.

Ndryshe, Vezire Gjiraku, ka edhe qenë mësuesja e parë e Adem Demaçit dhe shumë atdhetarëve të tjerë kosovarë.

the authorE B