Sport

Terry afër kalimit në Birmingem

Kapiteni shumëvjeçar i Chelsea dhe reprezentacionit të Anglisë, John Terry është afër kalimit në radhët e ekipit të ligës së dytë angleze Birmingem.

Menaxheri Harry Rednap, i cili është mik i madh i Terry, ka konfirmuar se i ka dërguar ofertë futbollistit 36-vjeçar për të kaluar në Birmingem, transmeton KosovaPress.