Paris Saint-Germain ka hequr dorë nga transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang
Portali i njohur sportiv, Gaol.com, ka zbuluar se Paris Saint-Germain ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang
Thuhet se drejtori sportiv i parisienëve, Antero Henrique, nuk dëshiron ta transferoj reprezentuesin e Gabonit për shkak të çmimit të lartë.
Paris Saint-Germain tani do të shikoj opsione tjera për sulmin. Tani, ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez mbetet në krye të listës së dëshiruar të PSG-së. /Express/