Talenti portugez pritet të largohet nga Bayern Munichu në këtë afat kalimtar.
Renato Sanches është kërkuar me ngulm nga Manchester United, por sipas medieve në Spanjë, ai i ka thënë ‘jo’ Jose Mourinhos.
Ky refuzim i Sanchesit në drejtim të Unitedit thuhet se vjen pasi talenti portugez dëshiron transferimin te Barcelona.
Reprezentuesi 19-vjeçar i Portugalisë luajti në Euro 2016 verën e kaluar dhe pas kalimit të tij te Bayerni pritej që të shpërthente në Bundesligë, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që Sanches nuk gjeti pothuajse fare hapësira në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Megjithatë, Sanches mund të shitet këtë verë pas një sezoni të vështirë në Bayern dhe Barça është një hap përpara gjigantëve të Premier Ligës, Manchester United.