Sport

Njihuni më shumë me talentin e jashtëzakonshëm që bleu Milani (Video)

Andre Silva do ta veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi i talentuar i Portugalisë, Andre Silva, ka kaluar me sukses testet mjekësore te Milani, këtë gjë e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare, transmeton Gazeta Express.

Ky është përforcimi i katërt për Milanin këtë verë, pas Mateo Musacchio, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez.

Mediat në Itali raportojnë se Milani ka derdhur 38 milionë euro në arkat e Portos, për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit portugez.

21 vjeçari e mbylli sezonin me Porton duke shënuar 21 gola në 46 paraqitje. /Gazeta Express/