Sport

Bayern Munich transferon një yll (Foto)

Corentin Tolisso pritet të transferohet në Bayern Munichut gjatë kësaj vere
Sipas të përditshmes sportive franceze, L’Equipe, Bayern Munich ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Corentin Tolisso.

L’Equipe shkruan se Bayern tahsmë ka arritur marrëveshje me lojtarin, derisa edhe bisedimet me Lyonin janë duke shkuar mirë, përcjell Express.

Tolisso, i cili mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, është pjesë e Lyonit që nga viti 2007.

Ai me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2013, derisa deri më tani ka luajtur 116 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola. /Express/