Pas Pepes edhe Fabio Coentrao i jep lamtumirën kampionëve të Evropës.
Fabio Coentrao ishte i vetmi që mungoi në festën me skuadrën në Bernabeu për fitoren e Ligës së Kampionëve, duke dhënë një sinjal për largimin e tij këtë verë.
Mësohet se mbrojtësi do të rikthehet në Portugali te Sporting Lisbon ku do të luajë si i huazuar për një sezon.
Coentrao ka një kontratë deri në 2019 me Real Madridin dhe një pagë prej 3.5 milionë euro në vit, por Sporting do të mbulojë vetëm 10% të pagës pra 350 mijë euro për huazimin e tij.
Kësisoj pas Pepes, Coentrao bëhet portugezi i dytë që largohet nga ‘Los Blancos’.





















