Sport

Miqësorja Maqedoni-Turqi përfundon pa gola

Ndeshja miqësore ndërmjet përfaqësueses së Maqedonisë dhe Turqisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, përfundoi pa gola.

Skuadrat e të dyja kombëtareve fillimin e ndeshjes e filluan në mënyrë ofensive. Në minutën e 19-të Ezgjan Alioski gjuajti nga goditja e lirë, Mojsov goditi me kokë dhe shënoi gol, por gjyqtarët vendosën që ta anulojnë golin për shkak të pozicionit jasht loje.

Në disa raste futbollistët e kombëtares turke organizuan disa kundërsulme përmes Arda Turan dhe Gjonul Gjokhan por megjithatë nuk kishte rrezik konkret ndaj portës së portierit maqedonas.

Ky gol u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje në të cilin u gjet kapiteni i kombëtares së Maqedonis Goran Pandev, i cili ishte në afërsi përpara portierit turk.

Në fund të ndeshjes futbollistët e Maqedonisë patën disa raste të cilat i krijuan nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta.