Juventusi ka vendosur të ndërroj emrin e stadiumit nga “Juventus Stadium” në “Allianz Juventus”.
Gjiganti italian ka konfirmuar se stadiumi i Juventusit do të emërohet si “Allianz Stadium” nga 1 korriku.
Kur u ndërtua arena e re, të drejtat e emërtimit u shitën në një kompani të quajtur Sportfive për 75 milione euro, në një përpjekje për të ulur kostot e ndërtimit në klub.
Për gjashtë vitet e fundit është quajtur “Juventus Stadium”, por tashmë është gjetur një sponsor i ri.

“Allianz Stadium është emri i ri i stadiumit të Juventusit pasi klubi nënshkroi një marrëveshje për të drejtat e emërtimit me Allianz dhe Lagardere Sports, mbajtësit e të drejtave të emrit të objektit”, konfirmohet në një deklaratë në faqen e internetit të Juventusit.
“Emri i ri i stadiumit do të filloj nga 1 korriku i vitit 2017”, përmbyllet deklarata e “Zonjës së Vjetër”. /Telegrafi/






















