Leicester City është e vendosur që ta nxjerrë më të mirën nga një marrëveshje e mundshme për shitjen e Riyad Mahrez.
Daily Star raporton se zyrtarët e klubit kanë vendosur që ta caktojnë një çmim prej 57 milionë euro për shitjen e tij, transmeton Express.
Mahrez, i cili vitin e kaluar u shpall lojtari më i mirë në Premier League pasi i ndihmoi Leicester Cityt që ta fitojë titullin, nuk e ka pasur një edicion të rehatshëm këtë sezon.
Leicester nuk dëshiron ta lërë të largohet për pak para, prandaj cilado skuadër që i dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë çmimin prej 57 milionëve.