Aktuale

Arifi: Janë të cekët ata që mendojnë se do të kalojë demarkacioni i versionit Meha

Kryetari i Degës së AAK’së në Prishtinë, Avni Arifi, ka deklaruar se demarkacioni i versionit të Murat Mehës nuk do të kalojë as pas ardhjes së Ramush Haradinajt në krye të Qeverisë.

“Janë të cekët ata që mendojnë se me ardhjen e Ramushit Kryeministër me automatizëm do të kaloj demarkacioni i versionit Meha. Ndalne vehten e mos folni marrëzina”, ka thënë zyrtari i AAK’së.

Tutje ai është shprehur se kufiri i Kosovës është deri në Qakorr dhe Zhlep.

E ndërkohë që tri partitë opozitare në vend, PDK-AAK-Nisma, tahsmë kanë arritur një koalicion parasgjedhor. Kandidat i përbashëkt i tij për kryeministër të vendit do të jetë Ramush Haradinaj.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen në Kosovë më 11 qershor.
Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

the authorE B