ShowBiz

Vajza e Sabianit në gjurmët e të atit…por zgjedh Noizyn për t’i hyrë muzikës (Foto)

Kësaj kohe vajzën e këngëtarit shqiptar Sabian e kemi parë mjaft aktive në rrjete sociale, por gjithashtu edhe në vëmendjen e mediave.

Aktualisht ajo është modele, por që aspiron për t’u bërë këngëtare. Mesa duket për ti hyrë kësaj rruge ajo ka zgjedhur të jetë pjesë e labelit “OTR” me reperin e njohur Noizy.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë babai i saj Sabiani përmes një foto në rrjete sociale. Duket se nuk do të vonojë koha kur do ta shohim Keisin simpatike këngëtare duke ndjekur kështu gjurmët e të atit./Gazeta Express/

the authorE B