Arsenal dhe Chelsea do të takohen sonte në finalen e madhe të FA Cup në Wembley.
Të dy skuadrat, Arsenal dhe Chelsea sonte do të tentojnë të fitojnë FA Cup, për të mbyllur sezonin 2016/17 me fitore dhe titull të fituar.
Arsenal ka shumë mungesa në këtë takim, pasi i mungon pothuajse i tërë reparti i mbrojtjes, në përjashtim të spanjollit Monreal. Shkodran Mustafi nuk pritet të luajë për shkak të lëndimit, ndërsa Granit Xhaka do të jetë nga fillimi, ashtu sikurse shumicën e ndeshjeve këtë sezon.