Aktuale

Arrestohen dy prizrenas, policia u kap në veturë dy armë

Në Prizren gjatë ditës së djeshme, Policia ka arrestuar dy meshkuj, pasi që gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe konfiskuar dy revole.

Kështu thotë raporti 24 orësh i Policisë, shkruan Indeksonline.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë-revole njëra me katër fishek ndërsa e dyta me dy fishek. Lidhur me rastin vetura në të cilën janë gjetur armët është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje” /Indeksonline/

the authorE B