Manchester City ka njoftuar se mbrojtësi i majtë, Gael Clichy, do të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.
“Kanë qenë gjashtë vite të veçanta për mua në City,” ka thënë Clichy për uebsajtin zyrtar të Manchester City, transmeton Express.
“Për mua ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe jam krenar që kam fituar katër trofe dhe i kam ndihmuar klubit që të bëhet njëri nga ekipet kryesore në futbollin anglez,” ka thënë ai.
Clichy u transferua në City nga Arsenali në vitin 2011.
Ai ka pasur 203 paraqitje për City./Express/