Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna së bashku me bashkëshortin e saj Patris Berishën janë ndër çiftet më të përfolura në mediet rozë.
Ata pak javë më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali të vogël të cilin e pagëzuan me emrin Tian, transmeton Gazeta Express.
E çifti simpatik janë duke përjetuar ditët më të bukura në jetën e tyre, tani që kanë pranë djalin e tyre.
Që nga momenti kur erdhi në jetë Tiani i vogël, Tuna e Patrisi kanë dëshmuar se të dy janë prindër shumë të përkushtuar.
Ata pothuajse çdo ditë postojnë imazhe ku shihen të tre të lumtur si një familje e vërtetë.
E së fundmi Tuna e Patrisi janë duke udhëtuar për diku.
Këtë ka bërë të ditur bashkëshorti i Tunës, Patrisi përmes një fotografie që ka postuar në profilin e tij në Instastory.
Në këtë fotografi shihet Patrisi duke vozitur.
“@tunasejdi shkumë”, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Patrisi.
Se ku janë duke shkuar ai nuk e ka bërë të ditur.
Vetëm pak ditë më parë, Patrisi kishte publikuar imazhe ku shihet duke ushqyer djalin e tij Tianin në park./Gazeta Express/