Napoli ka pranuar se oferta e tyre prej 25 milionë euro për Corentin Tolisso është hedhur poshtë nga Olympique Lyon.
Përpjekjet e tyre për të nënshkruar me mesfushorin francez pengoheshin tashmë javën e kaluar, por një propozim i ri ka ardhur në pak më shumë se 24 orët e fundit.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, Napoli i ka ofruar Lyonit plot 25 milionë euro për Corentin Tolisson, por që u hodh poshtë nga Lyon.
Megjithatë, ka disa lajme të mira për Napolin, pasi sot ata mendojnë të shpallin marrëveshje për mbrojtësin e Interit, Davide Santon, i cili pritet t’iu kushtoj 6 milionë euro.