Ernesto Valverde na edicioni i ardhshëm mund të drejtojë skuadrën italiane, Roma
Barceloan është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Luis Enrique muaj më parë e ka konfirmuar se do të largohet nga Camp Nou në fund të këtij edicioni.
Trajneri kryesor për të zëvendësuar Enriquen është trajneri aktual i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, shkruan Mundo Deportivo.
Por, spanjolli nga edicioni i ardhshëm mund të jetë duke drejtuar një skuadër tjetër dhe jashtë La Ligas.
Valverde po kërkohet nga Roma, pasi pëlqehet shumë nga Drejtori Sportiv, Monchi, i cili e njeh shumë mirë.
Kujtojmë se Valverde e ka konfirmuar se do të largohet nga Bilbao në fund të edicionit, ndërsa nga Roma do të largohet Luciano Spalletti. /Express/