Sport

Terry befason me klubin e ri (Foto)

John Terry pritet të mbetet në Premierligë të paktën edhe në sezonin tjetër
John Terry do të ndahet me skuadrën e Chelseas në fund të këtij sezoni pas 22 viteve të kaluara në Stemford Bridge.

Sipas mediave britanike, Terry ka dy oferta nga skuadrat e Premierligës. Fjala është për Swansea City ose Bournemouth, përcjell Express.

Trajneri i Swansea City, Paul Clement, i cili ka punuar me Terryn në Chelsea, është i gatshëm t’i hap bisedimet me ish kapitenin e Anglisë.

Kurse, trajneri i Bournemouth, Eddie Howe thuhet se do t’i ofroj ish anëtarit të West Hamit një kontratë dy vjeçare.

Duhet theksuar se Terry ka oferta edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pritet të shihet gjatë verës se cili do të jetë vendimi i 36 vjeçarit. /Express/