Ishte bërë e njohur që nga lidhja e saj me këngëtarin e njohur Blero.
Bëhet fjalë për modelen dhe blogeren e njohur Afrona Dika, transmeton Gazeta Express.
Përveç lidhjes së saj me këngëtarin e njohur, Afrona është e përfolur shumë për bukurinë dhe stilin e saj të veçantë.
Bukuroshja Dika së fundmi ka bërë një ndryshim të vogël në pamjen e saj.
Ajo ka shkurtuar flokët dhe duket se ky stil i flokëve po i pëlqen edhe vetë asaj dhe duket shumë bukur.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Afrona përmes fotografive që ka postuar në rrjetet sociale.
“Flokët e shkurtra” dhe duke lënë dy emoji të zemrës ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Afrona në fotografinë që ka postuar në profilin e saj në Instastory.
Këto ditë Afrona dhe Blero janë duke i shijuar momentet e bukura pranë njëri-tjetrit.
E sigurisht ky ndryshim i ri i pëlqen edhe Bleros.
Se sa bukur duket Afrona me këtë ndryshim që ka bërë shikoni fotografinë më poshtë./Gazeta Express/