Neymar ka shkëlqyer ndaj Las Palmas, duke realizuar het-trik.
Ylli brazilian i Barcelonës, Neymar, ka shkëlqyer në fitoren prej 4:1 ndaj Las Palmas, sfidë e vlefshme për xhiron e 37 në La Liga.
Lionel Messi duket se lëshoi rend edhe për brazilianin, i cili nuk ka kaluar një sezon të mirë me katalanasit.
Argjentinasi nuk e gjeti asnjëherë rrugën drejt portës të dielën mbrëma, por shkëlqeu Neymar me tre gola, derisa golin tjetër e shënoi Luis Suarez.
Sipas faqes për histori e statistika “Opta”, het-triku i Neymar ndaj Las Palmas, ishte i pari me fanellën e Barcelonës jashtë shtëpisë në gjitha garat. /Gazeta Express/