Në Istog është raportuar për një dhunë familjare.
Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, njofton Policia e Kosovës.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pasi është intervistuar, është liruar në procedurë të rregullt.





















