Kjo verë si duket do të jetë shumë e nxehtë për të gjithë yjet e estradës.
Hite e koncerte të ndryshme.
Shumë nga ta, tashmë kanë publikuar hitetet e tyre. E disa të tjerë janë në realizim të projekteve.
Një projekt për të gjithë fansat e tij ka paralajmëruar edhe këngëtari i njohur shqiptar Elgit Doda.
Elgiti ka paralajmëruar se është në realizimin e një projekti të ri muzikor, transmeton Gazeta Express.
Këtë së paku ka bërë të kuptojmë, përmes një fotografie që ai ka postuar në profilin e tij në Instastory.
Në këtë foto shihet se Elgiti ka qenë në studio duke u marrë me projektin e tij.
“Së shpejti”, kishte shkruar Elgiti.
Vetëm disa ditë më parë ai kishte lansuar projektin e tij muzikor me titull “Asaj”.
Është një baladë ritmike që ka sjellë ai për këtë sezon, por nuk dihet nëse është dedikim për një person të veçantë.
“I lutem asaj, ta dua dhe pak
Se lamtumirën dot unë jo nuk e mbaj
Dhe pse faj jo nuk kam
I lutem asaj, me lër dhe pak në zemër të të mbaj”– thotë ai në një pjesë të tekstit, ndërsa muzikën e ka kompozuar vetë.
Duket se kjo këngë është pritur mirë nga publiku, të cilët kanë shprehur se mezi e kanë pritur publikimin e saj.
Elgiti pra nuk po ndalet, së shpejti do të keni mundësi ta shihni me projektin e radhës që është drejt finalizimit.
Elgit Doda në muajin mars kishte publikuar këngën ‘Ajo iku,’ një bashkëpunim me Alar Band. Kjo këngë ishte një baladë rreth një dashurie të përfunduar.