Aktuale

Aksident te Teatri Kombëtar, bllokohet rruga (Foto)

Në afërsi të Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ka ndodhur një aksident dhe si pasojë e kësaj, është bllokuar rruga.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, mirëpo nuk dihet ende nëse ka ndonjë person të lënduar.

Megjithatë, sipas këtyre fotografive, shihet se nga bllokada e krijuar në komunikacion për shkak të aksidentit, veturat kalojnë mbi trotuar për të dalë nga bllokada.

Nga kjo ngjarje, qytetarët kanë thënë se janë krijuar kolona të gjata dhe se janë duke pritur që disa kohë që të zhbllokohet rruga.

Komunikacioni në Prishtinë në ditët e punës, zakonisht në mëngjes është i dendur.

the authorE B