Ekipi i futbollit japonez, Gamba Osaka, është dënuar me 16 mijë euro pasi tifozët e saj gjatë një ndeshjeje kishin valëvitur flamurin me simbole naziste.
Tifozët e Gamba flamurin me simbole naziste e përdorën më 16 prill në ndeshjen kundër Osaka, transmeton KosovaPress. Gamba Osaka pas incidentit, ia ka ndaluar anëtarëve të grupit të tifozëve të marrë pjesë në ndeshjet e skuadrës.
Federata e Futbollit të Japonisë javën e kaluar dënuan Kavasaki Frontale me 14 mijë euro pasi një pjesë e tifozëve të skuadrës përdorën flamurin e vjetër japonez nga koha e Luftës së Dytë Botërore, i cili konsiderohet si simbol i agresionit të Japonisë ndaj vendeve aziatike.
Incidenti kishte ndodhur në takimin e Ligës së Kampionëve të Azisë.





















