Edhe pse kemi informata të shumta sa i përket telefonit të ardhshëm iPhone 8, ato na arrijnë dita-ditës. Sot, megjithatë, mund të shohim serinë e renderit që mund të na ndihmojë një pamje më të mirë deri më tash sa i përket këtij telefoni.
Llogaria e njohur e Twitter @OnLeaks ka publikuar këta renderë në bazë të fotografive CAD.
@OnLeaks deri tash ka sjellë shumë renderë të telefonave të paparalajmëruar, të cilët kanë dalë në të sakta, andaj edhe renderët e ri të telefonit iPhone 8 janë të besueshëm.
Apple eksperimenton me një numër të madh të proto-tipeve të telefonit iPhone 8 dhe versioni final mund të dallojë.
iPhone 8 ka dimensione 143,5 x 70,9 x 7,7 mm dhe brenda shtëpizës gjendet ekrani OLED 5,8 inç. Në anën e pasme pritet të jetë kamera me dy sensorë, transmeton KosovaPress.