Mesa duket ndonjëherë nuk është aq e kujdesshme sa duket, turpërohet para fansave.
Me siguri këtë detaj ju nuk e kishit vënë re nga situata e sikletshme që i ndodhi Bebe Rexhes para se të fillonte koncertin e saj, ndërkohë që kishte hapur një “Live video” në Instagram.
Bebe duket se ishte lodhur shumë ose kishte shumë emocione saqë në momentin kur ngriti krahun e saj për të veshur xhaketën u duk se kishte diçka që nuk shkonte, kishte një njollë tek bluza e saj dhe dukej se kishte djersitur paksa.
Ajo i kërkoi ndjesë fansave dhe u vu shumë në siklet për këtë pjesë. Në ato momente Bebe nuk mendonte se ç’bente pasi u ndje në siklet dhe e mbylli Live videon me një të puthur.