Sport

Ronaldo thyen edhe një rekord

Cristiano Ronaldo në minutën 27 të takimit të javës 35 të La Liga, Real – Valencia (2:1), shënoi golin e parë në takim.

Ky ishte goli i 367 i yllit portugez dhe në këtë mënyrë kaloi Jimmy Greaves, sulmuesin e Chelsea, Milan, Tottenham dhe  West Ham, me të cilin deri tash ndante vendin e parë në tabelën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të gjashtë ligave më  të  forta evropiane, transmeton KosovaPress.

Ronaldo kështu tejkaloi anglezin, i cili ishte i pari në tabelë që nga koha e vdekjes në vitin 1980.

Portugezi tre gola i kishte shënuar me Sporting Lisbonë, 84 me Manchester United, dhe madje 280 për Realin. Ai 367 gola i shënoi në 483 ndeshje të ligave, derisa Greaves 366 gola i shënoi në madje 83 takime më shumë, më saktë 566.

Lista e golashënuesve më të mirë të gjashtë ligave evropiane:

1. Cristiano Ronaldo 367 gola

2. Jimmy Greaves 366

3. Gerd Muller 365

4. Lionel Messi 345

5. Steve Bloomer 317./KosovaPress/