Sport

94 milionë euro për Belottin (Foto)

Drejtuesit e Torinos ia kanë caktuar çmimin sulmuesit italian, Andrea Belotti

Sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ia ka vendosur çmimin sulmuesit italian, Andrea Belotti, i cili ka zgjuar interesimin e disa ekipeve pas paraqitjeve të mira.

Kush dëshiron shërbimet e reprezentuesit italian duhet t’i paguajë skuadrës së “Granatas” hiç më pak se 94 milionë euro, përcjell Express.

Por, sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo shifër vlen vetëm për skuadrat e huaja, derisa për ekipet italiane kanë çmim më të volitshëm, por që nuk është bërë publik.

Kështu, Belotti pritet të vazhdojë kontratën me Torinon deri në vitin 2021, derisa paga e reprezentuesit të Italisë do të dyfishohet, nga 800 mijë euro në 1.5 milion euro në sezon. /Express/