Aktuale

83 aksidente për 24 orë, shpërndahen mbi 2 mijë tiketa trafiku

83 aksidente trafiku janë shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Sipas Policisë së Kosovës, 21 nga këto aksidente ishin me të lënduar dhe 62 të tjera pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Sipas raportit 24 orësh, nuk kishte asnjë aksident me fatalitet përderisa Policia ka shpërndarë 2 mijë e 207 tiketa trafiku./Indeksonline/

the authorE B