Sport

8 gola në 3 ndeshje, Reali fillon të ndjej mungesën e Pepe-s

Real Madridi ka pranuar tetë gola në tre ndeshje. Vitin e kaluar mesatarja e tyre ishte 1.2 për ndeshje, ndërsa Zidane thotë që ka mungesë përqendrimi.

Këto janë shifra paksa të papëlqyeshme edhe pse janë ndeshje miqësore. Madridi i katër titujve në 2016-2017, kishte një mesatare 1.2 të golave të pranuar në ndeshje, raporton ‘AS’.

Skuadra madrilene e lë turneun amerikan me një barazim, dy humbje dhe 8 gola të pranuar. Gjithashtu ofron simptoma të një dobësie në mbrojtje. Varane ushqen dyshime pasi nuk e ka mbushur hendekun e Ramos , i cili ishte shumë i mangët ndaj Barcelonës. Nacho ishte i paqëndrueshëm, ndërsa për Vallejon duket se ishte një lojë e rëndë për të debutuar.

Madridi mund të fillojë mungesën e Pepe, i cili pas 10 vjetësh u largua nga Real Madridi për të shkuar në Turqi tek Beshiktash. Dëshira e tij ishte për të vazhduar kontratën, por nuk arriti marrëveshje me klubin madrilen në fund. /Indeksonline/