Nga përdorimi i fjalëkalimeve të veçanta për çdo gjë deri te shfrytëzimi i verifikimit dy-hapësh dhe mundësimi i enkriptimit, ja si ta ruani privatësinë dhe të jeni të sigurt.
1.Përdorni fjalëkalime të veçanta për të gjitha llogaritë online
Çdo gjë që ka fjalëkalim duhet ta ketë një fjalëkalim të veçantë, që nuk ndahet me asgjë tjetër.
Njerëzit mashtrohen dhe trikohen në dhënien e fjalëkalimeve në kopjime të errëta të sajte që kanë për qëllim t’i vizitojnë.
2.Përdorni menaxher fjalëkalimi
Programe si LasPass (falas) apo 1Password (2.99 apo 49 dollar në muaj), të cilat ua ruajnë fjalëkalimet, prodhojnë fjalëkalime të sigurta të rastit për ju, dhe i sinkronizojnë ato nëpër pajisje të shumëfishta.
Shkarkojeni menaxherin e fjalëkalimit, instalojeni atë në desktop (e më vonë edhe në mobil) dhe filloni ta përdorni. Madje nuk keni nevojë t’i ndryshoni të gjitha fjalëkalimet në të njëjtën kohë: menaxheri do t’ju njoftojë kur të kyçeni, dhe do t’ju pyesë nëse dëshironi ta ruani fjalëkalimin e ri.

3.Përdorni fjalëkalime të rastit
Sapo ta keni menaxherin e fjalëkalimit, përdoreni atë për të krijuar fjalëkalime të sigurta të rastit për ju, në vend se të tentoni t’i shpikni ato vetë.
Nëse keni ndonjë metodë të përdorshme për krijimin e fjalëkalimeve, si për shembull të krijosh fjalëkalim duke marrë shkronjën e parë të çdo fjale, atëherë edhe dikush tjetër mund ta ketë metodën e njëjtë, dhe një program të shkruar që t’i hamendësojë ato fjalëkalime në mënyrë automatike.
4.Aktivizojeni verifikimin dy-hapësh kudo që të shkoni
Shumë shërbime, përfshirë Facebook, Google, Twitter, Tumblr dhe të tjera, ua mundësojnë aktivizimin e verifikimit dy-hapësh. Përveç fjalëkalimit, ju duhet të dëshmoni se keni qasje edhe në një pajisje tjetër të besueshme, normal telefon, për t’u kyçur.
Verifikimi dy-hapësh parandalon palën e tretë që të kyçet në llogaritë tuaja, edhe nëse ajo palë ua ka vjedhur fjalëkalimin.

5.Përditësojeni programin tuaj (software)
Shumicave e software-ave e kanë funksionin për përditësim automatik. Përdoreni atë.

Shumica e hakerimeve kryhen duke e sulmuar software përmes dobësive të njohura, dhe të rregulluara, shumë kohë më parë. Fokusi duhet të jetë të sistemi juaj operativ, si web browser dhe Adobe Flash.
Aktivizojeni freskimet [updates] automatike.
6. Vendoseni PIN gjashtë-numërsh në telefonin tuaj dhe lejeni që të fshihet nëse hamendësohet gabimisht shumë herë
Nëse telefoni juaj rrëmbehet derisa sa është i hapur (unlocked), atëherë nuk keni ca të bëni. Por, nëse është i mbyllur (locked) kur dikush ua vjedh, atëherë mund ta parandaloni humbjen e keqe të qindra eurove teknologji që të kthehet në humbjen e mjaft të dhënave personale që t’ju vidhet identiteti.
7. Aktivizojeni enkriptin (encryption) e diskut të plotë
Hard drive në kompjuterin tuaj mund të aktivizohet që automatikisht t’i bartë të gjitha informatat kur është i fikur.
Ju mendoni që rreziku i vjedhjes së identitetit është i keq, vetëm paramendojeni se çfarë ndodh kur t’ju vidhet kompjuteri.
8. Krijoni një kopje rezervë (Back-up) në një hard drive të jashtëm.
Çdo gjë që keni në kompjuter duhet të ruani në një hard drive tjetër të ndarë fizikisht nga kompjuteri,
Çka nëse më e keqja ndodh dhe humbni çdo gjë? Keni nevojë që të jeni në gjendje t’i ktheni ato./Express/