Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente trafiku.Në këto aksidente trafiku përfunduan 21 prej tyre me të lënduar dhe 38 prej tyre shpëtuan vetëm më dëme të lehta material.
Policia e Kosovës vazhdimisht bënë apel tek shoferët që të rrisin kujdesin në rrugë dhe në përshtatje të shpejtësisë, si dhe të pajisen më pajisjet e nevojshme dimërore, shkruan Infokusi.com
“Pjesëmarrësit në komunikacion të kenë parasysh se kanë filluar masa të rrepta mbrojtëse në komunikacion. Polici i Kosovës ka të drejtë të shqiptoj gjobë deri në 500 euro, të merr masa mbrojtëse dhe suspendim të patentë shoferit si dhe të shqiptoj pike negative”, thuhet në njoftimin e Policisë