Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente trafiku.
Prej tyre 1 me fatalitet, 22 me të lënduar dhe 28 pa lëndime në njerëz, shkruan Indeksonline.
Tutje, policia ka njoftuar se ka shqiptuar 782 tiketa trafiku për kundërvajtësit, derisa ka arrestuar 34 persona, 24 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/