Rajon & Botë

50,000 njerëz do të evakuohen në Hanover për shkak të bombave të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 50,000 njerëz në Hanover do të evakuohen nga shtëpitë e tyre të dielën, përderisa ekspertët do të çmontojnë pesë bomba të Luftës së Dytë Botërore.

Operacioni është operacioni i dytë më i madh i këtij lloji i kryer në Gjermani dhe do të prekë rreth 1/10 e popullsisë së qytetit.

Zyrtarët shpresojnë se ata që do të preken nga ky evakuim do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi në mbrëmje, transmeton Gazeta Express.

Evakuimet do të fillojnë në 9 të mëngjesit dhe banorët janë këshilluar që të marrin gjëra të nevojshme me vete kur të largohen, të ndalin gazin dhe pajisjet elektrike, shkruajnë mediat lokale atje.

Avionët luftarakë e kishin bombarduar rëndë Hanoverin gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke vrarë mijëra njerëz dhe duke shkatërruar shumicën e qytetit.

the authorE B