Kanë mbetur vetëm edhe disa orë kur do të mbyllet afati për aplikim të rimburësimit me kuponë fiskalë për periudhën TM1 të vitit 2018 nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Pra, sot deri në orën 12:00 pas mesnate do të qëndroi i hapur afati për aplikim. Deri më tani kanë aplikuar rreth 50 mijë qytetarë.
ATK beson se ky numër do të rritet edhe më shumë gjatë ditës së sotme.
Ndryshe, fituesit potencial do të rimurësohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, mirëpo jo më shumë se njëqind (100) euro.
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250)